Baton Haxhiu: Kurti të hyjë në dialog dhe të kërkojë falje

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar se procesi i dialogut është një nga tre prioritetet e qeverisë “Kurti” ndërsa vetëm kryeministri i Kosovës nuk e kishte vendosur këtë çështje në krye të listës.

Sipas analistit Baton Haxhiu, Kurti ka qëndruar gjithmonë kundër dialogut me Serbinë dhe ai tani po ballafaqohet me të kaluarën e tij.

“Nëse nuk e rregullon dialogun atëherë secili nga qytetarët ka humbur 10 vjet nga jeta e tij. Mendoj se ka ardhur një moment që Albini të hyjë në dialog ta fitojë betejën nëse mundet dhe të kërkojë falje për 10 vjet betejë gjatë kohës së opozitarizmit”, deklaroi analisti.

Për deklaratën e ministres Gërvalla, Haxhiu tha se ka fjalor aksident pasi jeton me peshën e heroizmit të babait të saj dhe nuk e njeh kontekstin e dialogut dhe  kontekstin social në Kosovë.

Nga ana e tij, Andi Bushati u shpreh se dialogu nuk mund të jetë çështje prioritare për Kosovën një kohë kur askush nuk pret që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Kështu siç është Serbia e formatuar me Vuçiç në krye nuk besoj se ka njeri përfshirë dhe Borrelin dhe Mogerinin që do të thotë po. Kur shikon në dialog për t’i rënë murit me kokë vetvetiu nuk është i rëndësishëm”, tha ai.