Baton Haxhiu: Albin Kurti ka bërë gabime të shumta, Haki Abazi është palaço

Gazetari dhe Publicisti, Baton Haxhiu, ka thënë se ish-kryeministri Albin Kurti ka bërë disa gabime fillestare.

“Albin Kurti do ta anulojë gjithë historinë e krijuar. Duke qenë i titull që luan me momente historike të jetës së tij ka qenë e ditur që më të ardhur në qeverisje gabimet e tij do të jenë të shumta”, ka thënë Baton Haxhiu në Dukagjin.

“…për të ardhur te pika politike që ka lidhje me referencën historike që do ta rikrijojë për arsye se ky e ka pas momentet të bindjes së tij që është në kulmin e inteluktulizimit dhe në këtë momente ky intelektual shndërrohet në autokrat dhe nuk dëgjon askë atëherë bën gabime fillestar në procedura politike siç ka bërë. Prandaj mandati i tij është 50 ditësh”, ka thënë Haxhiu.

Gazetari Haxhiu tutje ka folur edhe për ish-zv.kryeminsitrin Haki Abazi.

“S’du të them për Hakiun çka mendoj se është personazh aksidental si në jetën civile dhe atë politike. Në studoi mund t’i analizojmë njerëzit që kanë peshë, pesha e tij nuk ja vlen për diskutim. Ai nuk di asgjë për mu, as s’ka qëndruar kurrë me mu, as s’ka ndrru kurrë asnjë fjali me mu, imagjinatën nuk mund të ja ndali. Ide nuk ka kush jam unë”, ka thënë Haxhiu.

“Nuk besoj se krejt Vetëvendosja bashkë kanë kontribuar për këtë vend sesa unë vetë dhe unë ja dokumentoj kur do. Ai është një palaço”