gazetari

Baton Haxhiu: Albin Kurti e ndërtoi rrëfimin mashtrues për Asociacionin që nga viti 2013

Baton Haxhiu, gazetar, ka folur të mërkurën për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Teksa fliste për këtë temë, ai është kthyer në bazë, te marrëveshja e parë për Asociacionin 2013, e më pas ajo e vitit 2015.

Për marrëveshjen e vitit 2015 kishte një kundërshtim opozitar, që përbëhej nga Lëvizja Vetëvendosja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma Socialdemokrate.

Haxhiu thotë se në atë kohë, Albin Kurti, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë qenë të dëmshëm për Kosovën.

”Aspekti i kontestimit e ka te ashpra e kontestimit që e ka bërë Albin Kurti, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj. Të tretë mund të themi kanë qenë më të dëmshmit të kohës e sidomos Vetëvendosja e Albin Kurtit, edhe Ramushi e Fatmiri kanë qenë iso e tij, që mbi dy parime dhe Demarkacionin dhe Asociacionin kanë ndërtu politika të refuzimit kundër kontratës që shqiptarët kanë pasur me bashkësinë ndërkombëtare”, ka thënë Haxhiu në T7.

Sipas tij, Albin Kurti e ka ndërtuar rrëfimin e mashtrimit dhe tashmë ka rënë në të.

“Albin Kurti ka ndërtuar një rrëfim e mashtrimit dhe tash po ballafaqohet me rrëfimin e vet që është kontestimi i gjithçkaje që ka ndodhur me Ahtisarin, me pavarësinë dhe marrëveshjen e vitit 2013”, ka thënë ai.