Batatina për tifozët e Buducnostit: Ende pa ardhë po provokojnë, është gabim i madh i tyre

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina konfirmoi se tifozët ultras të Buducnostit, “Varvari” ende nuk kanë bërë kërkesë zyrtare për të marrë bileta për ballafaqimin e nesërm në Conference League.

“Sa i përket tifozëve kundërshtar, ata ende nuk kanë konfirmimi zyrtar për udhëtimin”, zbuloi fillimisht ai në konferencë për shtyp.

Më pas, Batatina theksoi se sjellja e tifozëve akoma pa ardhur në Kosovë është aspak e mirë – pasi ata kanë filluar të provokojnë.

“Ende pa ardhë në Kosovë kanë fillu me parulla nxitëse që mund ta nxisin situatën, a po provokojnë, është gabim i madh i tyre. A do të vijnë ajo, është pjesë e tyre, është përgjegjësi e organeve të rendit pastaj ta vlersojnë situatën se a duhet pranohen këta tifozë apo jo”, tha ndër të tjerash trajneri i Llapit, Tahir Batatina.