Bastisja e shtëpisë së Sabit Gecit u bë për shkak të dyshimeve për djalin e tij

Sylë Hoxha, koordinator për media në Prokurorinë Speciale, ka thënë për Kohën Ditore, se bastisja e shtëpisë së Sabit Gecit është bërë me dyshimet për krim të organizuar dhe fajde ndaj djalit të tij.

Bastiset shtëpia e Sabit Gecit, dyshohet për krim të organizuar dhe fajde

Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka bastisur shtëpinë e ish-komandantit të UÇK-së, Sabit Gecit, me dyshimin për krim të organizuar dhe fajde.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria kundër krimit të organizuar, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore të Prishtinës, është duke realizuar një operacion policor në disa lokacione të rajonit të Prishtinës”, ka thënë Baki Kelani nga Policia e Kosovës.

“Operacioni policor kryesisht ka të bëjë me luftimin e veprave penale të krimit të organizuar, detyrimit-fajdes. Pas përfundimit të operacionit policor do të ju informojmë me detajet tjera”, ka thënë ai.