Bastiset shtëpia e të dyshuarit për vjedhje, Policia gjen prova materiale

Në Deçan është bastisur shtëpia e një të dyshuari për disa vjedhje të rënda të kryera radhazi.

Pas urdhrit të Gjykatës, Policia ka kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit, ku edhe janë gjetur disa prova materiale që provonin faktin se ishte i kërkuari për vjedhjet e rënda që kishin ndodhur në atë rrethinë, shkruan Ballkani.info.

I dyshuari nuk kishte qenë i pranishëm në shtëpi, e sipas Policisë ai gjendet në arrati.

Raporti i plotë:

Pas një pune operative zhvilluar nga policia dhe me urdhrin e gjykatës, me datën 28.11.2018, është kontrolluar-bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar disa prova materiale që dyshohet se i njëjti i kishte kryer në rastet e mëhershme të raportuara si vjedhje. I dyshuari gjendet në arrati. /Ballkani.info/