​Basri Lenjani nuk do të jetë më drejtor i Klinikës Emergjente në QKUK, tregon arsyen

Basri Lenjani nuk do të jetë më drejtues i Klinikës Emergjente në QKUK.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lenjani përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka thënë se nuk do të jetë më drejtor i kësaj klinike për shkak të ndikimeve politike dhe bordit drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

Lanjani ka thënë se për këtë do të bëjë edhe ankesë.

Njoftimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë dhe bashkëpuntorë të çmuar, përmes kësaj shkrese ju vëj në dijeni se nga data 27.11.2021 nuk do të jam më drejtues i Klinikës Emergjente të SHKSUK-së, për shkak të ndikimit politik dhe  Bordit drejtues të SHSKUK-së, sepse shpallja e rezultateve të testimit vlerësues ishte skandaloz.

Pavarësisht nga kjo unë do të ndjek procedurat e ankimimit.

Kësisoj, nga sot jam i lirë dhe ndjehem krenarë për kontributin e dhënë 34 vjet në shërbimet emergjente në nivel vendi.

Poashtu falenderoj stafin e Klinikës Emergjente si dhe te Klinikave tjera te QKUK-së për mbështetjen dhe bashkëpunimin korekt gjatë gjithë kohës së menaxhimit të Klinikës Emergjente.

Me këtë rast, drejtorit që do të më pasojë i uroj suksese dhe punë tē mbarë.

Ps.

,,Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar”

                                    Faik Konica

,,Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve”

                                         Faik Konica

Të dhënat informative si dëshmi flasin;

– 250 Publikime në revista e ndryshme  ndërkombëtare

– 48 Citate në revistat e ndryshme  ndërkombëtare

– 21 Libra të botuara

– Dekoratë nga Presidenca e Kosovës

– Falenderim nga Ambasada Amerikane , Turqisë, OSBN etj.