Përfaqësuesja U16 e Kosovës, ka regjistruar fitoren e tretë në po aq ndeshje të zhvilluara në turneun “FIBA European Challenger” që po mbahet në Prishtinë.
Pas fitoreve ndaj Maltës e Moldavisë, Kosova ka triumfuar edhe ndaj Gjibraltarit në kuadër të Grupit F.
Të mërkurën, Kosova shënoi fitore me rezultatin e thellë 98:19 ndaj Gjibraltarit, përkundër që në përbërje kishte vetëm tetë lojtarë. Te Kosova, më efikasi ishte Jon Ismajli me 25 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa pikë dyshifrore regjistruan edhe Rron Dahsyla (17) e Eris Zeneli (14).
Te Gjibraltari, më efikasi ishte Matvey Luke Celecia që pati dhjetë pikë e 21 kërcime.
Me tri fitore, Kosova ka tubuar gjashtë pikë dhe ndeshjen e ardhshme e luan të premten kundër Shqipërisë.







