Basketbollistët e Partizanit të Beogradit nuk lejohen të hyjnë në Kosovë

Ekipi i basketbollit të Partizanit të Beogradit nuk ka hyrë sot në Kosovë.

Drejtuesit dhe basketbollistët e Partizanit të Beogradit janë ndaluar sot në pikën kufitare në Jarinë, ku nuk u është lejuar të hyjnë në Kosovë.

Ata ishin nisur për në Kosovë në mënyrë që të shfaqin mbështetje për protestën e sotme në Mitrovicë, ka bërë të ditur agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”, transmeton lajmi.net.

“Evropa nuk e di se çfarë është duke ndodhur në Kosovë, ne jemi vetëm sportistë”, ka thënë presidenti i Partizanit, Ostoja Mijailoviq.

Partizani i Beogradit kishte paralajmëruar zhvillimin e një ndeshjeje miqësore me Trepçën e Leposaviqit.

Ai ka shprehur keqardhjen që nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë.