Bashkimi Evropian ashpërson rregullat për gazsjellësin rus

Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje për ashpërsim të rregullave për gazjellësin rus që do të kalojë nga Rusia në Gjermani. Sidoqoftë, ata vendosën të mos e mbështesin planin për ndalimin e ndërtimit të tij.

Aktualisht, gazsjellësi është duke u ndërtuar në pjesën e segmentit nënujor të Detit Baltik, i cili është 1225 kilometra i gjatë dhe që pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti. Sidoqoftë, BE-ja dëshiron që gazi rus të hyjë në vendet e saj vetëm sipas rregullat evropiane të energjisë.

Në anën tjetër, Gjermania po frikësohet se zbatimi i këtyre rregullave do ta bëjë gazsjellësin të papërdorshëm dhe joekonomik. Megjithatë, ambasadorët e 27 vendeve u pajtuan me kompromisin e arritur mes Francës dhe Gjermanisë, sipas të cilit Gjermania do të mbetet udhëheqëse e negociatave pë projektin “Nord Stream 2”.

Rusia tash për tash ofron 40 për qind të sasisë së përgjithshme të gazit të shpenzuar nga vendet e Bashkimit Evropian. Për vite të tëra, vendet evropiane kanë qenë të shqetësuara për varësinë nga gazi rus.

Polonia ka deklaruar se Rusia mund ta shfrytëzojë këtë projekt për ta rrezikuar sigurinë e energjisë në Evropë, ndërsa presidenti amerikan e kishte akuzuar Gjermaninë, e cila, sipas tij, është bërë peng i Rusisë për shkak të blerjes së gazit nga ky shtet, shkruan “BBC”, transmeton Ballani.info