basketboll

Bashkimi eliminon Pejën në çerekfinalen e Kupës së Kosovës

Bashkimi ka arritur të mposht Pejën në çerekfinalen e Kupës së Kosovës me rezultat 73-64.

“Arpagjikt” ishin në epërsi gjatë shumicës në kohës dhe në fund arritën të triumfojnë.

Më meritori për fitoren e Bashkimit ishte Erik Copes me 16 pikë e nëntë kërcime, teksa lojë të mirë bënë edhe Altin Morina dhe Will Daniels me nga 13 pikë secili.

Kurse për Pejën më i miri ishte Kwame Voughn me 12 pikë.

Prizrenasit në gjysmëfinale do të takohen me fituesin e ndeshjes Prishtina-Prizreni. /Ballkani/info