Bashkim Ramosaj viziton policin e plagosur në veri, dy ‘specialca’ në aksion ishin nga Deçani

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka vizituar policin Besim Lokaj nga Sllupi i Deçanit, i cili u plagos gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Kryetari Ramosaj u shpreh i lumtur që gjendja shëndetësore e Lokaj është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Në rrjetin social Facebook Ramosaj ka shkruar:

Krenar me ju! Flamur Imeraj e Besim Lokaj, shërim të shpejtë, uroj që sa më parë ti ktheheni vendit të punës në shërbim të vendit.
BR