Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar edhe për një projekt të madh të realizuar. Bëhet fjalë për objektin e ri të shkollës fillore “Lan Selimi” në Lumbardh.

“Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, pata kënaqësinë dhe gëzimin e madh të përurojmë objektin e ri të shkollës fillore “Lan Selimi” në Lumbardh. Jam i lumtur që sot fëmijët e këtij fshati e nisin vitin shkollor në një shkollë moderne, me infrastrukturë më të mirë, ku do të mësojnë, ëndërrojnë dhe rriten në kushte më të denja”, ka shkruar Ramosaj.

Ai tutje ka theksuar se në këtë ditë të veçantë ishte e pranishme edhe Ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci, me të cilën ndanë emocionin dhe gëzimin e fillimit të ri.

“Për t’ju uruar një vit të mbarë, vizituam edhe shkollat e fshatrave Prapaqan, Isniq, Llukë e Epërme dhe Beleg. Urime dhe suksese për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit në këtë vit të ri shkollor!”, ka shkruar Ramosaj. /Ballkani.info/