Bashkim Ramosaj ka konfirmuar edhe zyrtarisht se do të jetë kandidat i AAK-së për Deçan, për një tjetër mandat.
Përmes një postimi në “Facebook” ai zyrtarizoi mbështetjen e delegatëve të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj dege, që me ngritje dore konfirmuan mbështetjen për Ramosajn.
Ky i fundit është favorit absolut për të marrë një tjetër mandat, ndërsa për konkurrencë pak më serioze pritet ta ketë Jeton Mushkolajn e LDK-së.







