Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka shprehur përkrahje të plotë për protestën që do të mbahet më 14 shtator në Hagë, duke e cilësuar atë si zërin e të gjithë atyre që kërkojnë drejtësi dhe nderim për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Në një deklaratë publike, Ramosaj theksoi:
“Përkrahja ime është gjithmonë me ata që ngrejnë zërin për drejtësi dhe dinjitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Protesta në Hagë më 14 Shtator është zëri i të gjithë neve, që kërkojmë drejtësi dhe nderim për luftën më të pastër të popullit tonë. Me UÇK-në sot e përgjithmonë!”
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të mbështesin përpjekjet për të mbrojtur figurën dhe sakrificën e ish-luftëtarëve të UÇK-së, duke e cilësuar këtë një çështje dinjiteti kombëtar dhe respekti për historinë e Kosovës.







