Shiu i sotëm nuk e ndali entuziazmin e qytetarëve të Llukës së Epërme dhe Lëbushës, ku kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bashkim Ramosaj, u prit nga një numër i madh mbështetësish.

Për shkak të motit, takimet u mbajtën në ambientet e shkollave, të cilat rezultuan të vogla për të zënë të gjithë pjesëmarrësit. Ramosaj falënderoi qytetarët për besimin e jashtëzakonshëm në numrin 174 – AAK, duke theksuar se kjo mbështetje është garanci për një fitore bindëse më 12 tetor.

“Bashkë do të fitojmë bindshëm më 12 tetor! Bashkë do të qeverisim në 4 vitet e ardhshme!” tha Ramosaj.