Entuziazëm dhe vullnet i madh është shprehur sonte në takimin e ngrohtë me banorët e Kodralisë, ku kryetari i Komunës së Deçanit dhe kandidati për një mandat të ri, Bashkim Ramosaj, është pritur me përkrahje të madhe.
Ramosaj tha se besimi në vizionin dhe programin politik të AAK-së ka qenë dhe mbetet i palëkundur në çdo cep të komunës së Deçanit.
Ai falënderoi banorët për mbështetjen e treguar, duke veçuar edhe përkrahjen ndaj kandidates për Asamble, Kaltrina Ferizi.
“Faleminderit nga zemra Kodrali, për besimin e dhënë ndaj meje si kryetar dhe ndaj kandidates për Asamble, Kaltrina Ferizi”, ka thënë Ramosaj.







