Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosja ka njoftuar se është lëshuar për qarkullim ura në hyrje të këtij qyteti.
Ramosaj përmes një postimi në Facebook, ka uruar për festën e 28 Nëntorit, duke njoftuar edhe për realizimin e premtimit që e kishte dhënë.
Postimi i plotë:
Një premtim i mbajtur për ,, uren” mbi Lumbardh në prag të festave të nëntorit!
Urime 28 nëntori për të gjithë juve të dashur qytetarë të Deçanit.
Nderime përjetësisht 28 nëntorit të 12-tës dhe nëntorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!







