Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Edhe borën edhe skllotën, poashtu kurthat e intrigat e ndërtuara ndaj tij i kaloi. Kur mendoni që rrëzohet, prap më i fortë do të jetë”, ka shkruar Ramosaj.
Sipas tij, populli e don vlerën e vet, njeriun që bëri histori.
“Njeriun që i dha kuptim ndjenjës kombëtare. Ka ardh koha me i lonë pollavrat, ka ardh koha me e dashtë Kosovën”, ka shkruar në fund ai. /Ballkani.info/







