Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka ftuar organet e drejtësisë, përfshirë edhe Prokurorinë, që të hetojnë dezinformatat, shpifjet dhe sulmet e ulëta që, sipas tij, po bëhen nga disa kundërkandidatë politikë, përfshirë Natyra Kuçin e PSD’së.

Ramosaj theksoi se fushata politike duhet të zhvillohet mbi baza programore dhe me ide konkrete për zhvillimin e komunës, e jo përmes shpifjeve dhe gjuhës denigruese.

Ai shtoi se do të qëndrojë i përkushtuar në mbrojtjen e dinjitetit të qytetarëve dhe institucioneve që drejton, duke kërkuar transparencë dhe drejtësi përballë çfarëdo pretendimi të pavërtetë.