Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari aktual Bashkim Ramosaj, ka shprehur mirënjohje për qytetarët e Deçanit, të cilët, sipas tij, po e përkrahin fuqishëm në të gjitha pjesët e komunës.
Në një aktivitet të mbajtur në fshatin Voksh, Ramosaj u prit me entuziazëm nga banorët lokalë, të cilët ai tha se i kanë dëshmuar besimin e tyre ndaj tij dhe subjektit politik që përfaqëson.
“Jam thellësisht mirënjohës qytetarëve të Deçanit për mbështetjen e jashtëzakonshme që po na japin gjithandej komunës sonë. Këtë përkrahje për Aleancën dhe numrin 174 e dëshmuan sonte edhe banorët e fshatit Voksh, me entuziazëm dhe besim të madh në punën tonë. Faleminderit nga zemra për përkrahjen tuaj të vazhdueshme”, ka shkruar Ramosaj.







