Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatrave Maznik dhe Dashinoc, në kuadër të takimeve të rregullta me qytetarët.
Ramosaj ka falënderuar banorët për mbështetjen e tyre të fortë, duke theksuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe lideri i saj, Ramush Haradinaj, vazhdojnë të kenë besimin e palëkundur të komunitetit lokal.
“Ashtu si gjithmonë, si në ditët më të vështira, edhe sot, ju dëshmuat përkrahjen tuaj të palëkundur për liderin Haradinaj dhe për Aleancën. Faleminderit për përkrahjen dhe besimin e madh ndaj meje si kryetar dhe ndaj kandidates për Asamble, Elmedina Sadikaj. Jemi bashkë dhe do të mbetemi gjithmonë bashkë,” ka deklaruar Ramosaj.
Takimi u vlerësua si një konfirmim i lidhjes së fortë mes udhëheqjes së komunës dhe qytetarëve të Deçanit.







