Bashkësia Islame ka një njoftim me rëndësi për faljen e namazit të Fitër Bajramit

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se për shkak të pandemisë, nuk do të ketë manifestim tradicional të festës së Bajramit, nëpër xhamitë e vendit. Aty do të falet vetëm namazi i Bajramit.

Në njoftimin e BIK-ut është bërë e ditur se falja e namazit të Bajramit do të bëhet të enjten në orën 05:53, ndërsa xhamitë do të hapen vetëm 15 minuta para faljes së namazit.

“Për shkak të gjendjes pandemike në xhamitë e vendit nuk do të ketë manifestim tradicional, madje edhe namazi i sabahut do të falet nëpër shtëpi, e në xhamia do të falet vetëm namazi i Fitër Bajramit. Falja e namazit t ë Fitër – Bajramit do të bëhët në orën  05:53  ndërsa . Xhamitë do të hapen vetëm  15 min para faljes së namazit të Bajramit”, thuhet në njoftim.

Besimtarëve myslimanë iu kërkohet që të ruajnë distancën fizike dhe t’i respektojnë masat anti-COVID.

Po ashtu është bërë e ditur se myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, nuk do të organizojë pritjen tradicionale të festës së Fitër Bajramit, për shkak të gjendjes pandemike.

“Hytben e Fitër – Bajramit në xhaminë e madhe në Prishtinë do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me një mesazh të shkurtë  për këtë festë. Po ashtu për shkak të gjendjes pandemike, myftiu i Kosovës nuk do të organizojë pritjen tradicionale të festës së Fitër Bajramit”, bëhet e ditur në njoftimin e BIK-ut.