Me rastin e 71 vjetorit të Pavarësisë së Izraelit, Bashkësia Hebreje në Kosovë kanë mbajtur një organizim të vogël në Prishtinë.

Izraeli është demokraci parlamentare që ndodhet në Lindjen e Mesme, në brigjet e Detit Mesdhe dhe i përcaktuar si shtet hebre dhe demokratik. Shumica e banoreve janë hebrenj, por ka dhe një minoritet të madh arab mysliman dhe grupe minoritetesh të tjera. Izraeli ka kufi me Detin Mesdhe dhe me Egjiptin në perëndim, me Detin e Kuq në jug, me Jordaninë në lindje, me Sirinë në verilindje dhe Libanin në veri, shkruan Ballkani.info.

Në shenjë simbolike, me rastin e organizimit të sotëm janë vendosur 71 flamuj izraelit.

Kujtojmë se shteti i Izraelit ka luajtur rol të madh edhe në financimet e institucioneve kosovare dhe ndihmave nga paslufta. /Ballkani.info