Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në takimin ku u zyrtarizua kandidimi i Tërdevcit për kryetar te Drenasit

“Drenasi kërkon dhe meriton ndryshimin edhe në nivel lokal”, ka thënë Kurti.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe disa nga deputetët e VV-së, në mesin e tyre edhe deputetja Shqipe Mehmeti Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, shkruan Ballkani.info.

E veçanta e Shqipes në Drenas ishte se ajo mbante të veshur fanellën e Kombëtares së Shqipërisë. Kjo, sigurisht, për shkak që sonte Shqipëria në Tiranë luan kundër Serbisë. /Ballkani.info/