Bashkëshortja e Oliver Ivanoviq thotë se di të vërtetën rreth vrasjes së tij

Ajo shprehet e shqetësuar kur kryerësit e krimit nuk kapen dhe të dalin para drejtësisë, transmeton ballkani.info.

“Gjithçka vije me një ndryshim. Mendoj që ne do t’i largojmë njerëzit kur e shohim që kryerësit e krimit nuk po ndëshkohen. E di që gjithkush është duke dhënë maksimumin për zgjidhjen e këtij rasti”, ka thënë ajo.

Madje siç thotë Ivanoviq, ajo ka filluar të hetojë edhe vetë vrasjen e bashkëshortit të saj.

“Kam shumë informacione. Jam duke u munduar që t’i qartësoj disa imazhe të mijat, megjithatë unë mendoj që nëse dikush e di se cila është e vërteta rreth saj, ajo jam unë”, ka thënë ajo.

Milena tutje rrëfen se megjithë dëshirën e bashkëshortit të saj të ndjerë për të qëndruar në Kosovë, ajo do të bëj të pamundurën që të mos kthehet asnjëherë më në Mitrovicë.

Kujtojmë se Ivanoviq u qëllua me armë zjarri para zyreve të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut.
Atentati që rezultoi me vrasjen e tij ndodhi më 16 janar të këtij viti.

Rastin e ka marrë në dorë Prokuroria Speciale e Kosovës. /Ballkani/