Bashkëshortja e Lucas Mouras: S’e shpjegoj dot se sa shumë të admiroj!

Lucas Moura ishte heroi i Tottenhamit me një tregolësh në përmbysjen e pabesueshme ndaj Ajaxit të Amsterdamit. Bashkëshortja e brazilianit, i ka dedikuar një reflektim emocionues e plot mirënjohje.

“Nuk arrij ta shpjegoj atë që ndiej. Nuk arrij ta shpjegoj se sa shumë të admiroj. Nuk mundem të ndaloj lotët, duke falënderuar Zotin që je përkujdesur për ne. Zoti e di se çfarë ka ndodhur dhe sot ti je këtu, i denjë për këtë. Kush të njeh, e di se e meriton. Faleminderit Zot! Madrid, po vijmë!