Bashkëshortja e George Clooney vesh fustan me çmim marramendës

Amal Clooney, e njohur tashmë nga të gjithë si bashkëshortja e yllit hollivudian George Clooney, si nje avokate mjaft e zonja e të drejtave të njeriut, por edhe si një ikonë stili dhe elegance, nuk gaboi as me përzgjedhjen e radhës, që ishte disi më delikate.

Kjo për faktin se çifti i famshëm do të darkonte me një stiliste shumë të njohur, Stella McCartney dhe partnerin e saj.

Për darkën e veçantë në brigjet e liqenit Como, Amal kishte zgjedhur një fustan ngjyrë rozë me thakë1.377 dollarësh, i cili në fakt ishte mjaft elegant, kombinuar me vëthë të gjatë në të njëjtat nuance dhe një çantë të dizenjuar nga Gabriela Hearst.

loading…