Bashkëshortja e Ermal Mamaqit tregon se a ka ndërhyrje në fytyrë

Amarda Toska ka bërë publike këtë sekret për ndjekësit në rrjete sociale.

Përmes rubrikës ‘Pyetje dhe përgjigje’ në Instagram ajo ka marrë një pyetje nga ndjekësit.

‘A ke botoks në fytyrë? Je shumë e bukur’, ka qenë pyetje e parashtruar nga dikush që e përcjell atë në rrjete sociale.

Amarda Toska i ka kthyer përgjigjen derisa ka shkruar se nuk ka madje nuk bën trajtime të fytyrës.

‘Deri tani nuk kam asnjë ndërhyrje në asnjë pjesë të trupit apo fytyrës! Madje edhe trajtimet i bëj rrallë dhe këtë pjesë duhet ta ndryshoj urgjent’, ka qenë përgjigjja e saj.

Ndryshe, përveç pyetjes për ndërhyrjet ajo mori edhe pyetje të tjera duke mos munguar ato lidhur me raportin e saj me bashkëshortin, Ermal Mamaqi.