Bashkëshorti ‘misterioz’ i Gresa Behlulit shfaqet për herë të parë në publik krah këngëtares

Përkundër se në pak javë do të bëhet nënë për herë të parë, këngëtarja Gresa Behluli ende e mban misterioz bashkëshortin e saj.

Por, sot ajo ka bërë paraqitjen e saj publike me të.

Në kuadër të intervistave për maratonën e Klan Kosovës, Gresa Behluli u kap në pamje për herë të parë teksa i afrohet qendrës së votimit bashkë me babain e saj dhe bashkëshortin.

Këngëtarja zbuloi se këtë javë do të vendosë emrin e djalit që pritet ta sjell në jetë së shpejti.

Për detaje, video në vijim.