Bashkëshorti i Angela Martinit, Dragos Savulescu rrezikon pesë vite e gjysmë burg

Bukuroshja Angela Martini ka kohë që në rrjetet sociale nuk shfaqet pranë bashkëshortit të saj, Dragos Savulescu në fotografi.

Kjo ka bërë që tash e sa kohë fansat e saj të aludojnë rreth një prishje të mundshme të raporteve mes çiftit, por mesa duket nuk bëhet fjalë për diçka të tillë.

Arsyeja e vërtetë e “zhdukjes” së bashkëshortit të saj, janë problemet që ai ka me ligjin në vendin e tij etnik, në Rumani.

Mediat rumune, por edhe ato spanjolle kanë raportuar se ai akuzohet për keqpërdorime në vendin e tij të origjinës, ndërsa bën jetë luksoze në Los Angeles.

Sipas Liberta Tea, biznesmeni Savulescu ka përvetësuar një pronë në vlera milionëshe në mënyrë të paligjshme teksa pas këtyre veprimeve, në vitin 2012 është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të bërë jetë luksoze.

I njëjti medium citon faktin se aktori ka jetuar me modelen shqiptare në një vilë, vlera e së cilës shkon deri në gjashtë milionë dollarë.

Gjykata e Lartë e Kasacionit dhe Drejtësisë ka dërguar dy ditë më parë, vendimet përfundimtare në rast të kthimit të Dragos Savulescut në Rumani, me verdikt se ai do të dënohet me pesë vjet e gjysmë burg.

Pjesëtarë në këtë krim të oganizuar janë edhe dy emra të tjerë: Radu Peas dhe Cristi Borce, dhe prej tyre është vetëm ky i fundit që u dorëzua – dy të tjerët janë ende në kërkim nga autoritetet.