Rusia

Bashkëpunimi i Serbisë me Rusinë, ekstradohet për në Moskë i akuzuari për vepra penale

Një shtetas rus iu është dorëzuar autoriteteve ruse për ta dërguar në Rusi, pasi Moska kishte kërkuar ekstradimin e tij.

Dhe, krejt kjo është bërë publike në një video të publikuar në Telegram, ku shihet regjistrimi i ekstradimit nga Serbia.

Sipas videos, në aeroportin e Beogradit, një burrë me kombësi ruse iu dorëzua përfaqësuesve të autoriteteve ruse për ta çuar në Rusi.

Në video shihet se si i dënuari bashkë me autoritetet rusë hipin në avionin për në Moskë.

Aty thuhet se i njëjti akuzohet për disa vepra penale.