Gjergj Beka

Bashkëpunëtori i ngusht i Pacollit paralajmëron një njohje për Kosovën

Gjergj Beka, bashkëpunëtori i kryetarit të AKR-së dhe ish-diplomatit Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar një njohje të re për Kosovën.

Përmes një postimi në Facebook, Beka ka shkruar se përpjekjet e Vuçiqit për ta bindur presidentin e Kenyas, i cili njëkohësisht është mik i Pacollit, për të mos njohur Kosovën, janë të kota.

Ai ka shtuar se shteti i Kenyas dhe jo vetëm, do ta njohin Republikën e Kosovës në një kohë shumë të shkurtër.