Bashkëpartiaku i Ramës thirrje Kosovës: Mos bini pre e dezinformatave bashkëngjitjuni Ballkanit të Hapur

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla  u është bashkuar thirrjeve të Kryeministrit Edi Rama që Kosova t’i bashkohet sa më parë Ballkanit të Hapur.

Sic raporton abcneës.al, sipas Ballës, një tjetër shtet në javët në vijim do të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur. Balla i ka bërë thirrje edhe Kosovës duke thënë se nuk duhet të bien pre e dezinformatave.

“Sot nuk ke një vend anëtar të BE që të ketë një rezervë të vogël për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë. Për Ballkanin e Hapur, kjo është gjëja më pozitive. Mjafton të flasësh me përfituesit e drejtpërdrejtë të Ballkanit të Hapur, prodhuesit. Hajde shkojmë tek të gjithë eksportuesit dhe i pyesim

Unë do vijoj t’i bëj thirrje vëllezërve dhe motrave nga Kosova që mos bien pre e keq informimeve por të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur. As ka asnjë dyshim që në javët në vijim dhe një vend tjetër i Ballkanit do i bashkangjitet Ballkanit të Hapur.

E jam shpresëplotë që me zgjedhjet e reja në Bosnje edhe qeveria e re boshnjake do i bashkangjitet Ballkanit, ku aty aleati juaj non grata Dodik, ju jeni në të njëjtën ombrellë me të ju jeni shoqata e non gratave të Ballkanit”, tha Balla./abcneës.al