Sot, me nder dhe krenari, është përkujtuar 27-vjetori i rënies heroike të dëshmorit të kombit, Artan Mehmetaj. Në këtë përvjetor të rëndësishëm, bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë kanë kujtuar me respekt sakrificën dhe kontributin e tij për lirinë e vendit.
Në këtë përkujtim u nderua gjithashtu edhe figura e dëshmorit Halit Coka, si dhe të gjithë dëshmorëve të kombit që dhanë jetën për atdheun.
Bashkëluftëtarët Shpëtim Selmanaj, Bujar Haradinaj, Astrit Mehmetaj dhe Ardian Malaj kujtuan me emocion dhe respekt kujtimet nga lufta dhe sakrificat e përbashkëta, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike.
“Lavdi Artanit, Halitit dhe të gjithë Dëshmorëve të Kombit,” ishte mesazhi i përbashkët i të pranishmëve, duke ritheksuar mirënjohjen e përhershme ndaj atyre që sakrifikuan gjithçka për liri.







