Bashkëjetesa mes Jonidës dhe Romeos, çifti ironizon portalet

Marrëdhënia e Jonida Maliqit dhe Romeo Veshaj është përfolur vazhdimisht në mediat rozë.

Shpesh herë është shkruar se dyshja e showbizit shqiptar është ndarë e ribashkuar, e sëfundmi u tha se çifti, tanimë i vetëkonfirmuar, po bashkëjeton.

Ndërkohë që po shijojnë pushimet në jug të Shqipërisë, Romeo dhe Jonida kanë gjetur pak kohë për të ndarë disa video në Instastory përmes të cilave kanë ironizuar lajmet në portale.

“Ne po bashkëjetojmë duhet ta kesh marrë vesh nga portalet,” thotë prezantuesi.

“E konfirmuan ata apo ne? Këtu është dilemma më e madhe,” vazhdon Jonida.

“Po e kanë thënë ata e ka thënë zoti,” ka shtuar Romeo.

Këngëtarja 37 vjeçare ka theksuar në një nga story-t e postuara se lajmi i bashkëjetesës është informacion i gabuar, teksa aktori me shaka e këshillonte të mos bashkëjetonte më.

Jonida dhe Romeo tanimë nuk e fshehin më dashurinë e tyre, që pas publikimit të një fotoje tëpër të ëmbël në qershor gjatë pushimeve verore.