Bashkë me Thaçin e Veselin, nga Haga akuzohen edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Azem Syla

Bashkë me Thaçin e Veselin, nga Haga akuzohen edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Azem Syla

Bashkë me Hashim Thaçin e Kadri Veselin, raportohet se akuzohen edhe Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Azem Syla

Prokuroria e Hagës e ka bërë vetë publike aktakuzën e përgatitur ndaj Presidentit Hashim Thaçi, që gjatë luftës ka qenë drejtor politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, që ka qenë një nga udhëheqësit të UCK’së, Kadri Veselit. Ata akuzohen për krime lufte, ndërsa aktakuza akoma s’është konfirmuar nga gjykata.

Prokuroria nuk ka zbuluar emra të tjerë, mirëpo tashmë janë bërë publikë nga një medium edhe emrat të tjerë që supozohet se janë në të njëjtën aktakuzë me Thaçin e Veselin.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi janë të akuzuar nga Specialja. Bashkë me ta edhe ish-deputeti i PDK’së, Azem Syla.

Në Përmbledhjen Ekzekutive të propozim-aktakuzës të publikuar nga portali arbresh.info thuhet se ka prova të rëndësishme për vendosjen e përgjegjësisë në një nivel të lartë.

“Ky rrëfim përcakton prova të rëndësishme për vendosjen e përgjegjësisë në një nivel të lartë për krimet e ndodhura në vendet kryesore të identifikuara të paraburgimit në 1998/1999”, thuhet në dokumentin e siguruar nga portali arbresh.info.

Dokumenti përmend fshatrat Jabllanicë, Likoc, Llapushnik, Drenoc, Malishevë, Baicë, Llapashticë, Kleçkë dhe Zllash.