Bashkë me pasagjeret, në një taksi të vogël hyri dhe alpaca (Video)

Sikur një skenë cirku në mes të rrugës

Të pranishmit që ndodheshin në një rrugë të Perusë, nuk po i besonin syve, kur bashkë me pasagjerët, në taksi hyri edhe një alpaca, transmeton Telegrafi.

Madje, makina që nuk dihet se çfarë firme i përket, kishte përmasa shumë të vogël, për të hipur në të edhe një kafshë.

“Diçka krejt ndryshe, prej gjërave që i shohim për çdo ditë. Ngjante sikur një skenë cirku që zhvillohej në rrugë”, shkruan në përshkrimin e videos.

Ende nuk dihet, se pse kjo alpaca u fut në këtë formë, ndërsa nuk kishte litar në qafë dhe besohet se është kafshë shtëpiake dhe e zbutur.

 

https://www.youtube.com/watch?v=pvrn-vFwudg