Basha: Rama e pranoi, maskat janë të skaduara, nuk mund të mbrojnë mjekët

Pasi kryeministri Edi Rama sqaroi ‘LIVE’ për herë të dytë se maskat që u janë shpërndarë mjekëve për t’u mbrojtur nga koronavirusi, pavarësisht nga skadenca, nuk janë të rrezikshme, reagoi Lulzim Basha.

Kreu i PD shkruan në Twitter se Rama pranoi të vërtetën e maskave dhe si të tilla ato nuk mund të mbrojnë personelin mjekësor nga infektimi i koronavirusit.

Postimi i Bashës
Më në fund e pranoi të vërtetën. Maskat janë të skaduara. Si të tilla ato nuk mund të jenë masë mbrojtëse për personelin mjekësor. Edi Rama mblidh mendjen dhe siguro jetën e qytetarëve! Lëri lojrat e fjalëve dhe fokusohu tek problemi kryesor që kanë sot shqiptarët. Nuk jemi në luftë, jemi në situatë emergjence që kërkon seriozitet dhe përgjegjshmëri. Dhe jo shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara.