Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka pritur në takim deputetin e Vetëvendosjes dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Gjatë këtij takimi, Basha ka thënë se Kurti e ka njoftuar se së shpejti do të dërgojë te presidentja Vjosa Osmani emrin e mandatarit për formimin e qeverisë.

“Me Kryeministrin Kurti nënvizuam edhe nevojën për të proceduar drejt votimit të institucioneve të reja që derivojnë nga Kuvendi i Kosovës. Me këtë rast, Kryeministri më njoftoi se, si Kryetar i partisë më të madhe në vend, Kryetarja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE! si subjekt fitues i zgjedhjeve, znj. Arbërie Nagavci, do ta dërgojë emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë tek Presidentja e vendit, sipas procedurës ligjore”, ka thënë Basha në njoftim.

“Si Kuvend, do të vazhdojmë të punojmë me përgjegjësi të plotë në funksion të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore. Besimi i qytetarëve është udhërrëfyesi ynë kryesor. Në këtë frymë, uroj që kjo legjislaturë të shërbejë me përgjegjësi dhe përkushtim në mbrojtjen e interesave të qytetarëve që përfaqësojmë”, ka thënë ai.