Mbështetje pa kushte për Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Këtë ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë me gazetarët nga ambientet e selisë së tij.
Basha u shpreh se duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracinë dhe shtetin ligjor, ndërsa theksoi se SPAK si e vetmja hallkë që funksionon po sulmohet nga qeveria.
Sipas tij, qeveria ka refuzuar të hedhë poshtë informacionin për përpjekjen për të kontrolluar SPAK-un.
“Kush ka panik nga hetimet e SPAK, Zoti ia shtoftë panikun”, u shpreh Basha.
Ndërkaq, pamundësia për të zhvilluar fizikisht Komisionin e Reformës Zgjedhore, por “online”, për Lulzim Bashën është teatër me regji të kryeministrit Edi Rama.
Ai u ka bërë thirrje atyre që thotë se nuk e kanë me hile, që të lënë alibitë dhe të bëhen pjesë e këtij komisioni ky bashkëkryetar janë Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.
“Nëse ka ide të tjera për këtë çështje. Debati ka qenë: Ik Enkelejd, të vijë Oerdi. I mjerueshëm!”
Kryedemokrati theksoi se njerëzit duan të shohin shpresë dhe duan të shohin që kanë në dorë për të ndryshuar diçka dhe duhet të kenë besim tek zgjedhjet.
“PD ka paraqitur vizionin dhe platformën e vet. Në lojë janë interesa publike dhe kombëtare. Përpjekja për ta futur në lojë me porta të vogla duhet të dështojë”.
Sipas tij, qytetarët presin nga opozita të jetë serioze në propozime dhe jo grindavece për interesa të vogla personale.
“Duke reduktuar aktivitetin parlamentar në një zhurmë, të enjten i është bërë dëm qindra familjeve shqiptare. Ky është rezultati i mjerë i mosopozitës, i bilbilave, i aksionit të dështuar që fuqizon Ramën dhe dëmton interesat e qytetarëve”.
Ai ka folur edhe për vendimin e Komitetit politik të Këshillit të Evropës për miratimin e propozimit për rezolutë për konfiskimin e mbi 300 miliardë euro pasuri dhe asete të Federatës Ruse dhe përdorimin e tyre për rindërtimin e Ukrainës.
“Mesazhi që jepet me këtë mekanizëm se është jo vetëm Vladimir Putin por edhe agresorët e tjerë potencialë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa solli në vëmendje sulmin në Banjskë të Kosovës”.
VIDEO BONUS: Sveçla: Dje ne Zveçan e sot në Dragash jemi zotuar, rend dhe ligj anekënd e në çdo cep të Kosovës







