Baret dhe plazhet mbushen me njerëz në Itali

Të tërhequr nga moti i ngrohtë jashtë, italianët këtë fundjavë u mblodhën nëpër plazhe, bare dhe piceri duke pirë e ndonjë herë edhe duke harruar distancimin social.

Por, të hënën, ndërkohë që pamjet nga jeta e natës u publikuan në televizione, një numër i madh politikanësh kanë paralajmëruar se sjellja e shkujdesur mund të përkeqësojë situatën.

“Kjo fundjavë nuk ka qenë e qetë”, shkruante kryebashkiaku i Milanos Giuseppe Sala në Facebook.

“Nuk mund të imagjinojnë një fundjavë tjetër si kjo”, shtoi ai.

Rikthimi i shpejtë tek jeta e natës në Milano dhe Napoli vjen si formë kujtese se edhe vendet të prekura rëndë nga virusi mund të kenë probleme me kontrollimin e turmave pas lehtësimit të masave.

Të hënën, Milano ishte vetëm një nga qytetet italiane që u përpoq të impononte kufizime të tjera, duke ndaluar shitjen e pijeve alkoolike pas orës 7 të darkës.

Ndërsa kryetari në Puglia deklaroi se një nga plazhet do të mbyllej deri në fund të muajit si formë për të “ndaluar një pushtim si ai i fundjavës së shkuar.”