Bardhyl Meta për Melihate Tëmkollin: “Sekuritasi n’Derë t’LDK-ës”!

Ish-deputeti i LDK-së, Bardhyl Meta, i cili së fundi është edhe këshilltar i Kryeministrit në Detyrë, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj një deklarate që e ka bërë dje bashkëpartiakja e tij, Melihate Tërmkolli, e cila tha se të gjithë kandidatët pretedentë për kryetar të LDK-së, është dashur të japin dorëheqje nga kjo parti, përfshirë edhe Lumir Abdixhikun.

Bardhyl Meta përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Tërmkolli po dojka me “Re’formue” dhe rikthye LDK-në n’Fron – tue përzanë personalitete e kuadro të LDK!”

Postimi i plotë i Metës:

Melihate Termkolli – “Sekuritasi n’Derë t’LDK-ës”! – Paska perzane Lumir Abdixhikun!?

Termkolli po dojka me “Re’formue” dhe rikthye LDK-në n’Fron – tue përzanë personalitete e kuadro të LDK!

– Paska fillue me Lumir Abdixhikun dhe Akademiket (Kujtim Shalen)!?

Po flet e “lexon dosje për njerëz”?!

Sapo e lexova se paska deklaruar, se:

– “Pse, kush është Lumir Abdixhiku për LDK-në?”

“Kush e ka sjell Lumirin aty”? “Ku është rritur e shkolluar Lumiri?”

Paska dosje a?

Ku osht shkollu bre…, ku…, bash tregona, çka flet “Dosja” Melihate…?!

Euuuu ku po dojka i Madhi zot me na farue nga do “Pronarë” e “Pronare” te LDK-es e “t’vertetave të “Saj”…!

-Kishe po pakohen “pronaret”, keta po shtohen?

P.S. Shkojnë – e vijnë – n’LDK, dhe qesin prap Kanun e shkelma…