Bardhi ka diskutuar me Ilnisën dhe Sarën, pasi atij nuk po i pëlqen që këto të fundit po debatojnë më njëra-tjetrën.

Bardhi i ka këshilluar, se për shkak të raportit miqësor me Meritonin që ka ai jashtë më to, ato të mos debatojnë sepse mund ta prishin miqësinë e tyre, shkruan lajmi.net.

“Prit, prit mos bëni debat. Unë a e di si e kuptova, atë që e the unë isha prezent, mua ajo më pengoi se isha prezent. Kurrë unë nuk kam ndërhy në debat, se ju keni debat , nuk e di as pse e keni. Se nashta e keni nis, pa qenë unë këtu, edhe gjithmonë kom këqyr më ju pajtu, si ty si këta, se e kemi në mes një shoqëri unë edhe Meritoni, që ju të dyja respektoni të paktën atë. Si këta sot qysh e kam kritiku, po të them edhe ty. Jena shumë miq të mirë jashtë. Meritoni ka afirmitet më ty unë me Sarën. Unë s’po du kjo krisje më ardh te komplet grupi, për shkak se keni mosmarrëveshje ju”, iu drejtua Ilnisës, Bardhi.

Por Ilnisa i ka thënë Bardhit që unë kam besim në dashurinë tënde që ndjen për Sarën, por jo edhe në atë që Sara ndjen për ty.

Ndërkoha, Bardhi dhe Sara së fundi, kanë nisur së fundi një lidhje dashurie.