U paralajmërua muaj më parë por akoma nuk dihet data e saktë e fillimit të tij.

Bëhet fjalë për ‘Big Brother Vip Kosova’, shkruan nzoom.biz.

Banorët do të garojnë për plot 200 mijë euro teksa faqja zyrtare e këtij projekti madhor i provokoi ndjekësit duke e vendosur shkronjën A dhe shikuesit aluduan në disa emra.

Por, burimet e n’ZOOM kanë bërë të ditur që banori i parë që futet në garë do të jetë Bardhi por jo vetëm.

Edhe Fjolla Morina ma vendosur të bëhet pjesë e kësaj aventure televizive që pritet të emetohet së shpejti.

Genc Salihu do të kujdeset për muzikën gjatë netëve të spektaklit. /nzoom.biz/