Barcelona ka gati vendimin për të ardhmen e Messit

Barcelona është duke shpresuar që ta vazhdojë kontratën e Lionel Messit së paku edhe një herë.

Ylli argjentinas kontratën e fundit e nënshkroi në nëntorin e vitit të kaluar, e cila është e vlefshme deri në vitin 2021, atëherë kur do të jetë 34-vjeç, transmeton Gazeta Express.

Klubi katalonas dëshiron që ta mbajë Messin në “Camp Nou” sa më gjatë që është e mundur, deri në përfundim të karrierës së tij si futbollist, ku edhe e filloi atë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë deri më tani i ka 648 paraqitje, ku i ka shënuar 563 gola, ka bërë 240 asistime, në të gjitha garat me fanellën “blaugrana”.

Messi me Barcelonën i ka fituar gjithsej 33 tituj.