Barcelona insiston për Neymarin

Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë nga kthimi i sulmuesit brazilian Neymar në “Camp Nou”.

Gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka raportuar të martën se Barcelona do të tentojë edhe në fund të këtij edicioni transferimin e Neymarit nga PSG-ja, gjë që nuk e arriti para fillimit të këtij edicioni.

Te Barcelona janë të vendosur për ta kthyer Neymarin dhe tashmë kanë bërë gati një ofertë prej 180 milionë eurosh dëmshpërblim për ekipin francez.

Neymar 27-vjeçar, ka kontratë me PSG-n, deri në vitin 2022 dhe këtë edicion ka shënuar nëntë gola e ka bërë gjashtë asistime në 12 ndeshje në të gjitha garat.

Ai te PSG-ja, u transferua në vitin 2017 nga Barcelona, ekip që luajti për katër edicione. Për kartonin e tij, ekipi francez pagoi një dëmshpërblim rekord prej 222 milionë eurosh.