Barcelona e zbulon fanellën e tretë për këtë sezon (Foto)

Barcelona, në bashkëpunim me Nike, e ka zbuluar fanellën e tretë për sezonin e ri 2019/20.

Lojtarët e kampionit të La Ligës do ta bartin këtë fanellë për herë të parë në ndeshjen hapëse të Barçës në Ligën e Kampionëve kundër Borussia Dortmundit më 17 shtator në Signal Iduna Park.

Kjo fanellë është rikujtim i fanellës së Barcelonës nga sezoni 1994/95, si dhe është dizajnuar për nder të qytetit të Barcelonës.

loading…