El Clasico

Barcelona e dominon Realin. Rezultati dhe statistikat e pjesës së parë (VIDEO-FOTO)

Po luhet në “Camp Nou” supersfida mes Barcelonës dhe Real Madridit.

Nuk vonon shumë dhe në minutën e 11-të Barcelona kalon në avantazh me anë të Coutinhos, i cili shfrytëzon mjaft mirë një asist të Jordi Albës.

Goli i Coutinho

Në minutën e 20-të katalanasit i afrohen golit të dytë. Gjuajtje e bukur nga Artur, portieri Courtois bën superpritje.

Por goli i dytë vjen në minutën e 30-të. Gjyqtari jep një penallti me ndihmën e VAR-it dhe Suarez gjuan saktë, duke dyfishuar shifrat.

Penallti me VAR

Goli i Suarez me penallti

Me avantazhin 2-0 mbyllet pjesa e parë, teksa në tabelën e mëposhtme mund të shihni statistikat.

Image