Barcelona dhe mbrojtësi Jordi Alba janë pranë rinovimit të marrëveshjes mes tyre.
Të paktën nga ana e klubit katalan është bërë lëvizja që mbrojtësi priste prej kohësh, pasi siç ka deklaruar vetë presidenti Bartomeu, klubi i ka ofruar 29-vjecçarit një kontratë të re 5-vjeçare.
Tashmë pritet përgjigjja e mbrojtësit të majtë, i cili prej kohësh kishte shprehur dëshirën për të qëndruar në “Camp Nou”.
Nga ana e tij, presidenti Bartomeu është shprehur optimist se marrëveshja do të pranohet edhe nga vetë futbollisti, ndërsa nuk ka kursyer elozhet për të, duke shtuar se Alba është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë.
Kontrata aktuale e ish-lojtarit të Valencias përfundon në qershor të vitit 2020.







